Gjatë një performance kërcimi të disa fëmijëve para liderëve europianë që kishin ardhur për Samitin, ata më të entuziazmuarit dukeshin kryeministri i Holandës Mark Rutte, si dhe homologu i tij nga vendi fqinj i Luksemburgut, Xavier Bettel.
Dy liderëve jo vetëm i pëlqeu koreografia, por duket se po i bashkohen me dëshirë kërcimit, me rezultate jo totalisht të pëlqyeshme artistikisht, siç evidenton edhe korrespondenti i Financial Times Henry Foy, që shpërndau në Twitter videon simpatike, duke shtuar ironik se “ja pse politikanet nuk duhen të kërcejnë, dhe t’ia lënë këtë gjë fëmijëve”.
Why politicians shouldn't dance, and instead leave it to "the kids", featuring @markrutte & @Xavier_Bettel (who actually has a decent go of it) pic.twitter.com/7BXJ07WsND
— Henry Foy (@HenryJFoy) December 6, 2022
