I menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i Berishës, pas lajmit se Alibeaj ka mbledhur deputetët për të diskutuar pë çështjen e “Presidentit. Nuk vonoi shumë dhe Berisha mblodhi deputetët po në selinë blu. E themi këtë se paralelisht me mbledhjen e Grupit parlamentar të PD-së, drejtuar nga Alibeaj, në selinë blu, një tjetër mbledhje, po zvillohet disa metra më larg në po të njëjtën godinë, por kësaj rradhe e thirrur nga kryetari i PD-së Sali Berisha.
Berisha është duke zhvilluar një takim me Flamur Nokën, Edi Palokën, Gent Strazimirir, tema e të cilës është, nxjerrja listës së kandidatëve për Kryesinë e re të PD-së, e cila do të votohet këtë të shtunë në oren 11.00 nga Këshilli Kombëtar. Pas votimit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ky organ do të zgjedhë edhe kryesinë e re si dhe sekretariatin, duke përmbyllur kështu procesin që nisi në 11 Dhjetor.
Por pak më parë, Berisha ka sulmuar ashpër Alibeajn për mbledhjen me deputetët, duke parë dhe këmbënguljen e këtij të fundit, ai u shpreh se: Alibeaj nuk ka asnjë tagër në PD.
Pavarësisht se çfarë konkluzionesh do të dalin mga të dy mbledhjet, si dhe mugesa e unanimitetit të vendimmarrjes, kjo tregon se ajo seli, ka “dy zotër shtëpie”, që asnjë prej tyre nuk “lëviz nga istikami”, dhe populli kësaj i thotë “Dy Kamberë në një derë”!