Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dy mësuese në podcast me ministrin Gonxhja: Qytetaria e fëmijëve nga përkushtimi i prindërve

19:50 / March 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 03 07 191627
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja lançoi sot episodin e parë të Podkastit “JuFletKombinati”. Gonxhja në këtë episod kishte të ftuar dy mësuese, Rudina Shehun dhe Luljeta Frashërin, dy zonja nga Kombinati. Mësuese Rudina tregoi se pas mbarimit të studimeve në vitin 1993, pati fatin të ishte mësuese aty ku ishte nxënëse.

”Numrin 56 të nxënësve nuk arrinte ta përmbante regjistri dhe shtoheshin në fletë të tjera dhe përkushtimi i kolegëve ishte i habitshëm. Krahasuar me ditët e sotme është goxha komoditet. Numri i nxënësve në klasë është ulur, infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm dhe janë krijuar klasat smart. Por e përbashkëta është se mësuesi në atë kohë dhe sot është misionar i përhapjes së dijes”, tha Rudina.

Nga ana tjetër, mësuese Luljeta tha se arsimi është mision dhe pasion. Për të transformimi i sistemit arsimor është i dukshëm sot në çdo drejtim. Mbi të gjitha evidentuan mësueset, sot profesioni i mësuesit është shumë i mirëpaguar.

Gonxhja tregoi se dhe ai vinte nga një familje, ku nëna e tij ishte mësuese dhe në ato vite kur ai ishte në shkollë fillore në Gjirokastër, e mban mend nënën e tij, që ishte një figurë me shumë autoritet në shkollë.

”Mësuesit në atë kohë ishin kala të disiplinës dhe fortesa të kërkesës”, u shpreh Gonxhja, teksa i pyeti mësueset nëse ndihen sot ato, në pozitat e atij autoriteti të dikurshëm që kishte figura e mësuesit.

Blendi Gonxhja kombinati mesuese prinder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.