Në orën 10:30 pritet të nisë Komisioni Hetimor ku është thirrur për të dëshmuar administratorja e Inceneratorit të Tiranës Ariola Kodra. Kujtojmë se zonja Kodra nuk është paraqitur në tre thirrje të Komisionit.
Ligji parashikon shoqërim me forcë nga Policia e Shtetit e personave që refuzojnë dëshminë në Komisionin Hetimor.
Në orën 13:00 janë thirrur të dëshmojnë:
Emiriana Sako – Kryetare e Bashkisë Durrës.
Shkëlqim Cani – Ish-Ministër i Financave.
Belinda Balluku – Ministre e Infrastrukturës dhe Transportit.
Armando Subashi – Kryetar i Bashkisë Fier.
Arben Ahmetaj – Zv. Kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.
