Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dy motrat binjake më jetëgjata në botë futen në librin e rekordeve Gines

23:38 / September 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
motrat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy motra japoneze janë certifikuar nga Rekordet Botërore Guinness si binjaket më në moshë të gjalla në botë, mbi 107 vjet e 300 ditë ose gati 108 vjeçe.

Umeno Sumiyama dhe Koume Kodama kanë thyer rekordin e vendosur më herët nga motrat binjake japoneze Kin Narita dhe Gin Kanie.

Umeno dhe Koume, kanë lindur më 5 nëntor 1913 në ishullin Shodoshima.

Njoftimi u bë të hënën në Ditën e të Moshuarve – një festë kombëtare në Japoni.

Për shkak të situatës aktuale me Covid -19, dhe si masë paraprake, motrave – të cilat jetojnë në pjesë të ndryshme të Japonisë – iu dërguan në azil, çertifikatat e tyre zyrtare të rekordit Gines.

Mbajtësit e mëparshëm të rekordeve ishin Kin dhe Gin, binjakët më të vjetër identikë që jetuan, Kin 107 vjet dhe 175 ditë dhe Gin 108 vjeç.

Familja e Umeno dhe Koume thanë se të dyja motrat kishin bërë shaka dikur teksa thonin se do arrinin në këtë moshë.

Umeno ka katër fëmijë dhe Koume tre.

Në Japoni, jetëgjatësia është më e larta në botë, dhe njerëzit e moshuar gëzojnë respekt të konsiderueshëm.

Personi më i vjetër i gjallë i regjistruar, sipas Guinness, është gruaja 118-vjeçare japoneze Kane Tanaka. 

binjake gines motrat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.