Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dy motrat ishin në një klasë, nxënësit homazhe në shkollën e dy vajzave që u hodhën me nënën në lumin Buna

09:31 / May 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
homazhe ne shkolle 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


 Mëngjesi sotëm,  ka qenë i trishtë në shkollën 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër. Nxënës, me lule në duar i janë drejtuar sot shkollës për të kujtuar dy bashkëmoshatarët e tyre, Ergesa dhe Greis Arrazi, 9 dhe 8-vjeç që humbën jetën tragjikisht.

Shkolla ku mësonin dy vajzat e familjes Arrazi, është pushtuar nga dhimbja. Dy motrat 8 dhe 9- vjeçe, humbën jetën bashkë me nënën dhe vëllain e vogël në ujërat e lumit Buna.

Lexo edhe :

Related Posts

  • spartak ngjela 1
    ''Mendoi t’i bëjë burrit gjëmën'', avokati Ngjela: Hakëmarrje ekstreme e Alma Arrazit, ka pasur…
  • taulant balla 1
    Ministri Balla falenderon forcat e angazhuara në gjetjen e nënës me 3 fëmijët: T'i shkohet deri në fund hetimit

Mungesa Ergesës dhe Gresës në klasën e dytë, ka lënë një dhimbje të madhe. Shokët e shoqet e klasës bashkë me prindërit e tyre, u shfaqën të pikëlluar e me lot në sy.

Librat e dy motrave 9 dhe 8-vjeç, u zëvendësuan në bankat e shkollës me lulet e bashkëmoshatarëve të tyre.

Samra Mishaj, është një prej prindërve e cila ka vajzën në të njëjtën klasë ku mësonin dy viktimat e mitura dhe që njihte edhe Alma Arrazin.

Mishaj ashtu si prindërit e tjerë, tregojnë se e kishin tejet të vështirë t’ua shpjegojnë fëmijëve të tyre mungesën e Ergesës dhe Gresës.

Ajo tha se e njihte Almën dhe nuk kishte kuptuar që kjo e fundi të kishte ndonjë shqetësim. Disa prindër të tjerë e kishin të pamundur, për shkak të ngjarjes të rëndë të flasin për humbjen tragjike të jetës të tre fëmijëve dhe Alma Arrazit.

Një grup mësuesish bashkë me psikologët dhe drejtoren e shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër dhe ndihmën e prindërve, po mundohen që të gjejnë formën e duhur për të folur me nxënësit e klasës së dytë, ku bënin mësim edhe dy vajzat Ergesa dhe Gresa Arrazi, 9 dhe 8-vjeç.

Kujtojmë se në lumin Buna, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të nënës, Alma Arrazi dhe djalit të saj 3-vjeçar.

Sakaq, Ergys Arrazi ndodhet pas hekurave, nën akuzën e shtyrjes drejt vetëvrasjes së familjes së tij.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.