Dy muaj më parë, në maj të këtij viti Kim Kardashian u bë nënë për herë të katërt. Djali që e pagëzoi me emrin Psalm lindi nga një nënë surrogate.
Ndryshe nga tre fëmijët e parë të saj, Kim vendosi të mos e bëjë shumë publike imazhin e plotë të vogëlushit.
Por mesa duket këtë gjë ka vendosur ta bëjë tani që Psalm është dy muajsh. 38-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit një foto të ëmbël të tij, ku ai shfaqet teksa i buzëqesh aparatit.
Kjo foto ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët e krahasojnë vogëlushi me motrës së tij, Chicago. Ata shprehen se dy fëmijët e vegjël të Kim kanë të njëjtat tipare dhe duket sikur kanë lindur nga e njëjta nënë.


