Sot mbyllet faza e tretë e Abissnet Superiore ndërsa skuadrat vazhdojnë garën për të arritur objektivat e tyre këtë sezon. Sot, duke filluar prej orës 17:45 luhen dy ndeshjet e fundit për këtë fazë të cilat pritet të jenë mjaft interesante.
E para është ajo mes Partizanit dhe Laçit, ku të dyja ekipet vijnë në këtë përballje pas humbjeve në duelet e fundit në kampionat. Prandaj, si “Demat” ashtu edhe kurbinasit do të japin maksimumin për të rrëmbyer 3 pikëshin.
Sfida tjetër do të luhet në Shkodër, aty ku Vllaznia gjithashtu synon të reagojë pas humbjes së befasishme ndaj Egnatias.
Megjithatë, për shkodranët nuk do të jetë e lehtë pasi pret një një tjetër ekip që lufton për mbijetesë. Vllaznisë dp t’i duhet të mposhtin Kastriotin për të marrë fitoren, por krutanët janë të fortë dhe gjatë këtij viti u kanë hapur punë shumë ekipeve.
