Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dy në pranga për emigrim të paligjshëm, një vajzë siguronte lidhjet me refugjatët

12:46 / October 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2021 09 06 at 10 38 35 Transportonin emigrante te paligjshem arrestohet gardisti dhe bashkepunetori i tij Abc...
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal në fushën e emigracionit të paligjshëm.

Sipas burimeve zyrtare, 17-vjeçari G.M., është kapur në flagrancë në rrugën “Allaman Dervsihi”, duke transportuar me një automjet, të cilin e drejtonte pa patentë, emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Ndërsa 19-vjeçarja G.B., dyshohet se siguronte lidhjen midis të arrestuarit, të shpallurit në kërkim dhe emigrantëve.

NJOFTIMI I PLOTE

Tiranë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kap në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm, me një mjet që e drejtonte pa leje drejtimi, vihet në pranga 17-vjeçari.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në pranga dhe një 19-vjeçare, që dyshohet se siguronte lidhjen midis të arrestuarit, të shpallurit në kërkim dhe emigrantëve.

Në vijim të punës për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

G. M.,17 vjeç dhe G. B., 19 vjeçe. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., 23 vjeç.

Shtetasi G. M. është kapur në flagrancë në rrugën “Allaman Dervsihi”, Tiranë, duke transportuar me një automjet, të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse, emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Shtetasja G. B. dyshohet se siguronte lidhjen midis shtetasve G. M., A. Sh. dhe emigrantëve.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të mjetit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.