Dy punonjës të hekurudhës janë goditur për vdekje nga një tren këtë të enjte në Gjermani, në afërsi të qytetit të Kolnit.
Në momentin e aksidentit, thuhet se ata ishin duke kryer punime në binarët e trenit.
Siç shkruan gazeta gjermane Bild, ekipet e emergjencës, oficerët e policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Organet e rendit e të drejtësisë po i zhvillojnë hetimet për ta zbardhur rastin.