Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Dy Qendra Tregtare Botërore në Shqipëri? Detaje nga takimi Rama-Van Puyenbroeck në Forumin e Delphit

12:58 / April 24, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
92e0c251 6680 4feb bd23 5a513f9562a3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vijojnë këtë të premte, më 24 prill, punimet e Forumit të 11-të Ekonomik të Delphit, që po zhvillohet prej disa ditësh në Greqi, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të politikës, ekonomisë dhe institucioneve ndërkombëtare.

Pas një dite diskutimesh mbi zhvillimet e reja në teknologji, digjitalizim dhe inteligjencën artificiale, sot fokusi i diskutimeve është zhvendosur te çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes së Europës.

Gazetarja e Klan News, Linda Karadaku, e cila ndodhet në Greqi dhe po ndjek nga afër punimet, ka raportuar se ka zhvilluar një bisedë me Robin van Puyenbroeck, kreun e organizatave botërore të Tregtisë.

Ky i fundit ka treguar se ka patur një takim me kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka diskutuar mbi mundësinë e hapjes së dy qendrave të mëdha tregtare botërore në Shqipëri.

“Më ka thënë që të mërkurën ka biseduar me kryeministrin Edi Rama këtu në Forumin e Delphit dhe ajo që po diskutohet me Shqipërinë është hapja e dy qendrave të mëdha tregtare botërore, një në Tiranë dhe një në Durrës. Ai thotë që bisedimet janë në rrugë të mbarë dhe mesa duket, do të shohim në Tiranë atë që është bërë më përpara në Sarajevë dhe në Beograd, pra dy qendra të mëdha botërore.”, deklaroi Karadaku në një lidhje live nga Greqia.

Në panele të ndryshme të forumit janë trajtuar edhe çështje të doktrinës europiane dhe mënyrave diplomatike të zgjidhjes së konflikteve. Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, ka theksuar se vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian duhet të plotësojnë kushtet, të kryejnë reformat dhe të avancojnë në procesin e integrimit me të drejta të plota, dhe jo pa të drejtë vetoje.

Karadaku ka zhvilluar edhe një bisedë me komisioneren Kos e cila është shprehur optimiste për afrimin e Shqipërisë me BE-në, por pa dhënë afate konkrete. Ajo ka përsëritur gjithashtu se nuk dëshiron më “kalë Troje” brenda Unionit.

Diskutimet ditën e sotme kanë vijuar mbi autonominë strategjike të BE-së, ku janë shtruar disa pyetje si: a do të kemi një ushtri evropiane dhe çfarë ndodh pastaj me NATO-n. Është shtruar edhe çështja e Kombeve të Bashkuara, për shkak të zhvillimeve të fundit me presidentin amerikan Donald Trump, si dhe mungesës së një roli nga ana e OKB-së në zbutjen e konfliktit në Lindjen e Mesme. Diskutime ka pasur edhe mbi lidershipin në një kohë krize: Si mund t’i mbijetojnë këtyre krizave kur vendet e tyre preken?

Forumi i Delphit, ku ka qenë pjesëmarrës edhe kryeministri Edi Rama, i cili mbajti fjalën e tij më 22 prill, tregoi për një ngrohje të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Jemi në një fazë, ku të dyja vendet në nivelet më të larta po diskutojnë të dyja çështjet e hapura.

Forumi do të vazhdojë gjatë gjithë ditës së sotme dhe të shtunën, me panele të larta, ku do të ketë diskutime të niveleve të larta.

botërore qendra Shqipëri tregtare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.