Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Dy shkolla të reja hapen në shtator në Kodër Kamzës, Veliaj: Progresi nuk ndalet

12:31 / July 16, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
a119b9dd b2cb 411c 9f37 92cef55907fa 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy shkollat e reja, “John F. Kennedy” dhe “Nënë Tereza” në Kodër Kamëz, do të hapin dyert në shtator. Ato janë pjesë e një sërë investimesh, që kanë transformuar zonën dhe rrisin vlerën e pronave përreth. Kryetari i Bashkisë së tiranës, Erion Veliaj inspektoi detajet e fundit të punës, kur tha se ata që sot kundërshtojnë çdo punë publike të bashkisë, dinë vetëm të shkatërrojnë.

“Jemi shumë të lumtur si është transformuar e gjithë zona e Kodër Kamzës. Nuk është vetëm ky kompleks shkollor, por e kemi filluar pak më poshtë, me godinat e reja të studentëve, të zaptuara që nga viti ‘97-’98, kur më pas u dogj edhe biblioteka. Janë histori të tmerrshme të atyre që sot protestojnë për ‘liri dhe demokraci’, të cilët i kemi parë kur qeverisnin se çfarë nënkuptonin ata me liri dhe demokraci: Zapto, shkatërro, digj! Mandatin e parë u morëm me çerdhet dhe kopshtet në Njësinë 11, kurse këtë mandat kemi mbajtur premtimin më historik që është bërë ndër vite, u siguruam që nuk ka më shkolla me dy turne”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë dha lajmin e mirë për studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët në tetor do t’i kenë gati 8 godinat e reja universitare. “Është një hapësirë e jashtëzakonshme, e dizenjuar nga arkitekti Winy Maas, që do të përdoret edhe nga fakultetet e UBT-së, edhe nga komuniteti i “start up”-eve”, shtoi ai.

Veliaj i bëri thirrje klasës politikës t’i japë fund kulturës së bllokimit të punëve të qytetit. Ai nënvizoi se koha ka treguar se kush ka kundërshtuar projektet e Tiranës, i ka humbur të gjitha betejat. “E mbani mend debatin që kemi pasur me ish-Rektorin dhe lloj-lloj politikanësh. Një politikane ngjallte panic kur thoshte se shkolla “Sami Frashëri” do të shkojë në Paskuqan; një tjetër merrej me shkollën këtu. Por këto idiotësi dhe histeri duhet të marrin fund. Kultura e të mos lënit tjetrin të punojë duhet të marrë fund! Kush i kundërshton projektet e Tiranës duhet të kuptojë se s’ka shans të fitojë, i kanë humbur të gjitha betejat. Ne kemi parë presidentë kundër këndit të lojërave, kemi parë kryeministra, ish-kryeministra, ish-kryetarë bashkie, kemi parë lloj-lloj personazhesh që kundërshtojnë Tiranën, por progresi nuk ndalet dhe rezultati është në këtë fazë 101 me zero për Tiranën”, theksoi kryebashkiaku.

Falë këtij investimi, fëmijët e zonës nuk do të harxhojnë më kohë duke udhëtuar për në shkollë me autobusë, por kanë mundësi të arsimohen në shkollën më të afërt banesës së tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me deputetin Erion Braçe

12:41 / October 2, 2026

Rama thirrje investitorëve të huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

11:31 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.