Qyteti i Shkodrës është tronditur mbrëmjen që lamë pas nga dy shpërthime të fuqishme.
Raportohet paraprakisht se shpërthimet, dyshohet me eksploziv, janë dëgjuar në dy lokacione të ndryshme në qytet në orët e para të mëngjesit.
Mësohet se shpërthimi i parë ka ndodhur rreth ores 02.20 të natës dhe i dyti vetëm 10 minuta më pas.
Objekti i parë është në zonën e Pedonales, afër Prefekturës së Shkodrës dhe është në pronësi të ish-kandidatit për Kryetar Bashkie, Xhemal Bushati. Mësohet se objekti në pronësi të tij është me kohë i lëshuar me qera.
Ndërsa shpërthimi i dytë është vendosur në një nga linjat e supermarketeve. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjerë’, pranë stadiumit.
