Një bandë hajdutësh pasi kishin grabitur bizhuteri në shumën 190 000 dollarë në një dyqan në një nga lagjet e Londrës, zgjodhi rrugën e gabuar për t’u larguar. Në ndjekje të tyre u vunë disa kalimtarë, të cilët i penguan të largoheshin.
Heronjtë e rastësishëm ndoqën njërin prej grabitësve dhe pasi e kapën, e goditën me grushta e rripa pantallonash. Ngjarja dramatike u filmua me celular nga një çift bashkëshortësh shqiptar të Kosovës me banim në Londër. Dy prej grabitësve u arrestuan nga policia dy km larg vendit të grabitjes, kurse katër të tjerë janë ende në liri.
