Dy shqiptarë, 26 dhe 34 vjeç, të dyshuar si autorë të vjedhjeve në disa shtëpi, kanë plagosur katër karabinierë në Montemurlo, Itali, në tentativë për t’iu shpëtuar prangave.
Të rinjtë, të dy pa leje qëndrimi dhe të papunë, u arrestuan me akuzën e vjedhjes në një shtëpi dhe tentativës për vjedhje në një shtëpi tjetër, ndërkohë që ishin vëzhguar për një kohë të gjatë nga karabinierët.
Karabinierët prej disa kohësh po vëzhgonin një makinë të dyshimtë, një Toyota Yaris, e parë rreth zonës së Ostes.
Nga targa u zbulua se pronari ishte një moldav me 124 makina në pronësi, sinjal ky që zgjoi interesin hetimor të karabinierëve nga Prato. Rreth orës 23:30 të mbrëmjes të së enjtes, të dy u përpoqën të hynin në shtëpinë e një punëtori në Oste, në via Battisti, por alarmi ra dhe ata hoqën dorë nga vjedhja.
Më pas, ata arritën të hynin në shtëpinë ngjitur, duke marrë 100 euro cash, unaza ari dhe gurë me vlerë prej 1500 euro.