Dy lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në vendin tonë.
Sipas qendrës sizmologjike europiane, EMSC, i pari ka qenë me magnitudë 3.4 dhe me epiqendër 14 km nga Durrësi dhe me thellësi 2 km.
Ndërsa tërmeti i dytë, po sipas EMSC është regjistruar afërsisht 50 minuta më pas. Lëkundjet ishin me një magnitudë 3.52 dhe epiqendër 19 km nga Gjirokastra, me një thellësi në epiqendër vetëm 1 km.
Nga të dhënat e EMSC vihet re një aktivitet i lartë sizmik në të gjithë rajonin, ku lëkundje tërmeti janë shënuar dhe në Kroaci dhe Greqi.
