Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dy vëllezër kultivonin kanabis në Kurbin, e pëson dhe kryeplaku me specialistin e pyjeve

10:51 / June 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4215
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kontrolle intensive të territorit dhe hetime proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”.

-Goditet 1 rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Gëziq, Rrëshen. Asgjësohen 500 fidanë cannabisi në kubikë.

Identifikohen 2 shtetas (vëllezër) autorë të këtij rasti. Vihet në pranga njëri prej tyre, vijon puna për kapjen e tjetrit.

Procedohen penalisht për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Gëziq dhe specialisti i pyjeve.

-Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Vinjoll, Kurbin. Asgjësohen 288 bimë cannabisi.

Procedohen penalisht për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Vinjoll dhe inspektori i pyjeve.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në të gjithë qarkun dhe i hetimeve me metoda proaktive, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar, të koduar “Territor i pastër”, strukturat e DVP Lezhë kanë goditur 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike. Konkretisht:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë zbuluar në pyllin e fshatit Gëziq, një hapësirë që ishte përshtatuar për kultivimin e bimëve narkotike. Në këtë ambient u gjetën 500 fidanë cannabisi në kubikë, gati për t’u kultivuar në tokë, të cilët u asgjësuan nga Policia.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u identifikuan 2 autorët e dyshuar, shtetasit M. Gj., 35 vjeç dhe P. Gj., 32 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Gëziq. Shtetasi M. Gj. u vu në pranga, ndërsa shtetasi P. Gj. u shpall në kërkim.

Gjithashtu, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin Gj. B., 63 vjeç, kryetar i fshatit Gëziq dhe për shtetasin P. Ç., 65 vjeç, specialist pyjesh për zonën e Gëziqit.

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë gjetur në territorin e fshatit Vinjoll, Kurbin, 288 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Vinjoll, shtetasin I. B., 52 vjeç dhe për shtetasin M. Gj., 36 vjeç, inpektor pyjesh në fshatin Vinjoll.

Megaoperacioni kombëtar “Territor i pastër” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.