Në dyvjetorin nga agresioni rus në Ukrainë, ministri Igli Hasani përmes një videomesazhi në rrjetet sociale shprehet se Shqipëria qëndron përkrahë Ukrainës dhe do të vazhdojë ta mbështesë me të gjitha forcat dhe mënyrat atë dhe popullin e saj, në rezistencën së tyre heroike ndaj luftës së ashpër dhe të padrejtë të Rusisë.
“Ukraina meriton të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen tonë dhe të aleatëve Kemi bërë maksimumin për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj. Lufta në Ukrainë ka ndikuar seriozisht edhe në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë. Më 28 shkurt organizojmë Samitin Ukrainë – Ballkani Perëndimor. Në këtë Samit do diskutojmë mënyrat e bashkëpunimit në mbështetje të Ukrainës. Duke ndihmuar Ukrainën, kontribuojmë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe Evropës.”, thotë Hasani.
