Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

Dy vizitat misterioze në maj të ’90-s dhe takimi i Ramiz Alisë me agjentin më të rrezikshëm amerikan

18:44 / April 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramiz alia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria ishte vendi i fundit që i rezistonte komunizmit. 1990-ta ka shumë ngjarje publike, por edhe shumë mistere.

Në maj të vitit 1990, befas Ramiz Alia vendos të presë në një takim kryeredaktorin e New York Times, Arthur Sulzberger, një prej njerëzve më të famshëm dhe më të afërt të administratës amerikane.

Ai ishte konsideruar nga Enver Hoxha si një nga agjentët më të rrezikshëm të imperializmit amerikan.

Gjithsesi Alia e priti Sulzberger në Tiranë dhe asnjëherë nuk u mësua shkaku që detyroi një nga gazetarët më influentë të globit të vinte në Shqipëri.

“Sulzberger ka qenë në Shqipëri edhe në vitin 1939, para ndryshimeve që u bënë.

Kur erdhi në Shqipëri ai kërkoi të takohej me mua. Takimi ka qenë thjeshtë bisedë për Shqipërinë.

Ai më pyeti për gjendjen, kujtoi histori të vetat dhe kaq”, tregonte Ramiz Alia, në një intervistë dhënë për “Opinion” vite më pare, por pa dhënë detaje të tjera.

Nëse biseda me Sulzberger ka mbetur në njëfarë mënyrë misterioze, një tjetër vizitë nga më të bujshmet që Shqipëria kishte njohur, ishte ajo e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Perez De Cuellar.

Ai erdhi në Tiranë në maj të vitit 1990 në një vizitë zyrtare për të dëshmuar dëshirën për hapje të Tiranës zyrtare në atë kohë.

Ai kishte marrë një premtim për vizitën e tij në Tiranë, lejimin e familjes Popa, e cila ishte strehuar në Ambasadën italiane, të transferohej në Itali.

Ata u transferuan me nja avion special drejt Italisë, përpara se De Cuellar të mbërrinte në Tiranë.

Por cila ishte arsyeja që e çoi Ramiz Alinë në vendimin për lejimin e transferimit të familjes Popa.

“Familja Popa u fut në Ambasadën italiane. Ne bëmë shumë presion që ta dorëzonin, por italianët nuk pranonin.

Pas disa kohësh erdhi këtu Perez De Cuellar, bëmë disa bisedime dhe u arrit në një marrëveshje”, tregonte Ramiz Alia.

Por dhe në këtë rast, detajet e kësaj marrëveshje nuk i tregoi.

ramiz alia SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA trajnon ekspertë për poligrafin: Shqipëria një partnere më e besueshme në luftën kundër krimit ndërkombëtar

13:00 / July 25, 2026

SHBA godet një cisternë që tentoi të thyente bllokadën detare të Iranit, ekuipazhi injoroi disa paralajmërime

08:10 / July 25, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Apeli rrëzon kërkesën e Joe Bidenit, regjistrimet me bashkautorin e librit mund të publikohen

18:57 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.