Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Dyfishohen gjatë 6 javëve të fundit rastet me COVID-19 në botë”, OBSH: Për të thyer hallkat e transmetimit dhe zhdukjen e virusit, duhet…

15:45 / July 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
OBSH
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në të gjithë botën u dyfishua gjatë gjashtë javëve të fundit.

Në konferencën e tij për shtyp nga selia e OBSH-së në Gjenevë, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vetëm veprimet agresive të kombinuara me bashkim kombëtar dhe solidaritet global mund të sprapsin pandeminë.

Ajo që është e nevojshme tha zoti Tedros, që nga vendet ku ka një rritje të shpejtë të rasteve, në vendet që po heqin kufizimet dhe tani po fillojnë të shohin që rastet të shtohen përsëri, është udhëheqja, pjesëmarrja e komunitetit dhe solidariteti kolektiv.

Drejtuesi i OBSH-së tha se ka shumë shembuj nga e gjithë bota ku, edhe kur shpërthimi i virusit ishte në pikën më të lartë, ai përsëri u arrit të vihej nën kontroll. Ai përmendi Italinë, Spanjën dhe Korenë e Jugut dhe Dharavin – një zonë e dendur në Mumbai – si histori suksesi.

“Një përqëndrim i fuqishëm në angazhimin e komunitetit dhe testimin, gjurmimin, izolimin dhe trajtimin e të gjithë atyre që janë të sëmurë, është thelbësor për të thyer hallkat e transmetimit dhe zhdukjen e virusit,” tha ai.

Tedros vuri në dukje edhe një herë se kufizimet e vendosura për arsye të COVID-19 kanë bllokuar zinxhirët e furnizimeve që tradicionalisht kanë siguruar imunizime rutinë për kombet më të varfra në botë. Këto ndërprerje mund të nënkuptojnë një rritje të rasteve të një sërë sëmundjesh si fruthi, poliomieliti dhe malarja.

Ai tha se agjensia e tij vazhdon të punojë me partnerët për të siguruar që njerëzit me të varfër dhe më të margjinalizuar në botë të kenë përparësi./ VOA

COVID-19 obsh tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.