Dimri e bën të vështirë jetesën për banorët e qytetin malor të Pukës, sidomos për të moshuarit të cilët s’mund të përballojnë çmimin e lartë të druve të zjarrit.
Pensionistët tregojnë se nga viti në vit ngrohja sa vjen e bëhet me e kushtueshme.
Nga 3 mijë lek për metër kub që shiteshin para 3 vitesh, sot drutë e zjarrit kushtojnë 6 mijë lek për metër/kub. Ato shiten në të zezë pasi, qyteti nuk ka një pikë të licensuar për tregtimin e druve të zjarrit.
Pensionistet tregojmë për mikrofonin e Report Tv, se indeksimi i pensioneve nuk suporton as çmimin e lartë të druve pa llogaritur produktet e tjera ushqimore që nevojiten për të mbyllur muajin.
Një familjeje në Pukë i nevojiten për tu ngrohur gjatë dimrit mesatarisht 8 metër kub dru. Me çmimin 6 mijë lek për kub, kostoja përllogaritet në vlerën e 48 000 mijë lekeve.
