Prej orës 4 të pasdites ka rënë zjarr në magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia” në zonën e ish-doganës në Tiranë. Ambienti ku zjarri ka ndodhur ka qenë i mbushur plot me materiale, me rroba e dyshek. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, por edhe kjo pistë akoma është e dyshimeve fillestare.
Edhe pse policia nuk e konfirmon, në fakt dyshohet se brenda ambienteve të magazinë ku ra zjarri mund të jetë roja e objektit, pasi ai nuk po u përgjigjet në telefon familjarëve të tyre dhe ishte në punë në momentin e zjarrit. Megjithatë nuk është ende e konfirmuar se roja ndodhet brenda magazinës.
