Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Berat. 82-vjeçari Ramadan Doko nga fshati Moravë i ka dhënë fund jetës, duke u vetëqëlluar me armë zjarri. Dyshohet se i moshuari në kushte të rënduara psikologjike, është mbyllur në dhomën e tij dhe me një çifte gjahu ka qëlluar një herë drejt vetes.
Pas zhurmës, familjarët kanë shkuar në dhomën e të moshuarit dhe e kanë gjetur atë të shtrirë në dysheme, pa shenja jete dhe të mbuluar me gjak.
Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbuluar shkaqet që e çuan të moshuarin drejt aktit të vetëflijimit.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orën 17:00 të mbrëmjes së sotme dhe trupi i pajetë i Ramadan Dokos është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku i është kryer edhe ekspertiza mjeko-ligjore.
Burime nga Morgu i Beratit bëjnë me se vdekja e 82-vjeçarit ka ardhur si rezultat i një plumbi të vetëm të marrë në zemër.
Familjarët e Dokos mësohet se kanë deklaruar përpara punonjësve të policisë se familjari i tyre kishte shfaqur prej disa ditën shenja të Covid-19, por ende nuk kishte kryer tampon.
Kjo mund të ketë bërë që 82-vjeçari të kalonte në depresion dhe t’i japë fund jetës.
