Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”E adhuroj Milva Ikonomin! Elisa Spiropali, politikane e ëmbël”, befason Dash Sula: Vlerësoj Lindita Nikollën për drejtimin e mirë të Parlamentit

10:43 / January 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dash sula
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat Dashnor Sula është shfaqur shumë i ‘ashpër’ në seancat e fundit të Parlamentit, sidomos me punonjësit e Gardës së Republikës.

Ndonëse në sy të demokratëve ka treguar se është agresiv dhe ‘lufton’ për opozitën në një intervistë në RTSH 1, Dash Sula është shfaqur krej i butë dhe ka habitur të gjithë duke shprehur adhurimin e tij për ish-ministren e Ramës, Milva Ikonomi, për Elisa Spiropalin, dhe ka folur me superlativa për drejtimin e mirë dhe të rregullt të Parlamentit nga Lindita Nikolla.

“Unë e adhuroj Milva Ikonomin, është një grua shumë e mirë. Pavarësisht kilogramëve që ka, por është një njeri shumë e fisshme kur e shikon dhe e du fort. Të dua fort Milva, se nuk je hajdute”, – tha Sula.

Duket se deputeti demokrat nuk është mjaftuar me kaq, sepse të njëjtin adhurim dhe respekt të veçantë ka shprehur edhe për ministren Spiropali.

“Është një politikane shumë e ëmbël. Shumica mund të kenë përshtypjen se është e egër, por nuk është e tillë”, ka shtuar ai.

Por deputeti Sula duket se nuk e lë me kaq. Ndonëse Parlamenti ka pasur mjaft probleme me seancat e fundit, pasi Rithemelimi ka shkaktuar kaos, ai nuk lë pa përmendur edhe respektin e tij të madh dhe vlerësimin për drejtimin korrekt të Kuvendit nga ana e Lindita Nikollës.

“Lindita Nikolla nuk e drejton Parlamentin keq. E vlerësoj për atë butësinë që ka.” – shprehet Sula.

Kjo nuk është hera e parë që deputetët e Rithemelimit dhe të grupimit të Gaz Bardhit shfaqen me dy standarde. Në Parlament bëjnë si të egër dhe sikur zihen, pastaj pas kamerave qeshin dhe fërkojnë krahët e njëri-tjetrit.

View this post on Instagram

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

dashnor sula Gardës së Republikës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.