Presidenti indonezian Joko Widodo dhe lideri i opozitës Prabowo Subitano janë takuar për herë të parë që pas zgjedhjeve presidenciale, në një tren.
Widdodo u rizgjodh në prill, por rivali i tij e akuzonte për mashtrim dhe mbështetës të opozitës nisën protestat, ku mbetën nëntë të vdekur.
Megjithatë Gjykata Kushtetuese Indoneziane mbështeti rezultatin muajin e kaluar. Të dy të shtunën lanë mënjanë diferencat mes tyre teksa morën pjesë në testimin e sistemit të ri të kalimit në Xhakarta.
“Disa njerëz pyesin pse Prabowo nuk e ka uruar Jokowi, epo dhe unë kam zakonet e mia dhe kam dashur ta uroj personalisht”, tha lideri i opozitës teksa qëndronte përkrah presidentit.
“Të jesh president i shërben njerëzve, dhe problemet që ai do të përballet janë të shumta dhe unë jam gati ta ndihmoj”, shtoi ai.
Presidenti e kishte ftuar rivalin e tij i cili gjithashtu dhe në 2014 e kishte kundërshtuar fitoren, sepse ai nuk kishte qënë në kalimin e sapoinauguruar të tranzitit të shpejtë të MRT-së, sistemi i transportit i kryeqytetit indonezian.
“Jam i lumtur për këtë pasi takova Prabowo Subitanon, shpresoj që mbështetësit tanë të ndjekin këtë shembull sepse jemi të gjithë bashkëatdhetarë. Le të bashkohemi si komb pasi konkurrenca ndërkombëtare po bëhet më e fortë dhe ne duhet të qëndrojmë së bashku për të zhvilluar vendin tonë”, tha Widodo.