Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

E ardhmja e PD-së, Edlira Çepani: Nuk mjafton dorëheqja e Berishës

22:59 / September 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edlira cepani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edlira Çepani ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në Log. Duke folur për të ardhmen e PD-së në nisjen e Legjislaturës së re, Çepani theksoi se statuti i kësaj partie që sanksionon dorëheqjen e kryetarit në rast humbjeje të zgjedhjeve, është një nen që garanton marrjen e përgjegjësive.

Kjo gjë sipas saj mungon në PD dhe kjo jo vetëm për faj të kryetarit Berisha, por edhe enturazhit të partisë, që sipas saj duhet ndryshuar, pasi nuk ka prodhuar rezultat.

Edlira Çepani: Çdo gjë që shkruhet në një statut është një dakordësi e atyre që e shkruajnë. Është një nen që përdoret në shumë statute që garanton marrjen e përgjegjësisë. Ajo që ndodh në Shqipëri gjithmonë është që nuk kemi ndërrim të elitave në politikë por jo vetëm. Nuk është e thënë që po pati rizgjedhje Berisha nuk do rizgjidhet. Është një nen procedurial. Ka ndodhur edhe në herët e shkuara.

Kjo jep idenë e një përgjegjësie që e merr kryetari i partisë por përgjegjësisë ka gjithë enturazhi i partisë dhe nuk po ndryshon. Po këmbëngulet që ky grup të mos ndryshojë. Ka sjellë të njëjtën rezultat. Është momenti i një analize. PD ka kërkuar të bëjë disa ndryshime. Ishte Rithemelimi, Primaret, po të bëheshin në mënyrë të duhur do ishte në PD edhe figura që mbetën jashtë. Janë bërë përçapje po nuk kanë sjellë një frymë të re apo grupim të ri. Por nuk është vetëm faji i kryetarit.

Nuk është vetëm një individ që i ka të gjithë fajet dhe sukseset. Duhet të ketë një strategji opozitare, serioze aq sa duhet në momentin kritik ku është Shqipëria në mandatin e katërt. Në një moment diktaturë siç thotë PD. Ka shumë kapacitete PD me të rinj.

Berisha e ardhmja edlira cepani PD sanksione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.