Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

E bija ish-kryekomisarit Zylyftari: Nuk denjuan të vinin një buqetë me lule te busti i babait

23:23 / May 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arben Zylyftari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkodër 2 Gusht 2000, në një betejë të ashpër mes policisë dhe një shumë të kërkuari për vrasje vritet në krye të detyrës ish kryekomisar Arben Zylyftari, dëshmori i atdheut.

Asokohe Eni vajza e tij ishte vetëm 8 vjeçe kur mësoi lajmin e kobshëm të vrasjes së babait të saj me të cilin thotë se ishte shumë e lidhur. Që atëherë kanë kaluar 18 vite, plotë 18 ditëlindje pa babanë, heroin e saj por dhimbja për njeriun më të shtrenjtë ka mbetur e njëjta.

Deri më sot vajza e të ndjerit nuk ka folur asnjëherë publikisht në media për dramën e saj dhe të familjes, dhe as për personat që i shkaktuan gjëmën e madhe. Eni thotë se kurrë familja e saj nuk ka kërkuar hakmarrje, por se nuk e fsheh dëshpërimin e madh për lirimin nga gjykata të një prej personave kryesor të akuzuar për vrasjen e të atit.

Me zërin që i dridhet sa herë që përmend emrin e babait, Eni na rrëfen pengun e saj më të madh. Ish kreu i Drejtorisë së Policisë së qarkut Shkodër kolonel Arben Zylyftari, dëshmori i atdheut është vlerësuar me titullin më të lartë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pas vdekjes, nga ish presidenti Mejdani.

Paralelisht emri i dëshmorit të atdheut iu vu akademisë së policisë por cuditërisht me një vendim të vitit 2014 ai u hoq nga muri i shkollës.

Në ditën e dëshmorëve as Ministria e Brendshme dhe as  Policia e Shtetit nuk denjuan të vinin një buqetë apo kurorë lulesh në bustin e dëshmorit të atdheut edhe pse titullarët më të lartë të dy institucioneve kaluan shumë pranë monumentit të vendosur brenda akademisë së policisë teksa morën pjesë në ceremonialin e ditës së dëshmorëve. Të vetmet lule ishin ato të familjes Zylyftari.

bucete busti zylyftari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.