Rrjetet sociale janë shumë të shpejtë për të reaguar mbi zgjedhjet e njerëzve e sidomos për t’i kritikuar ata. Ky ishte edhe rasti i një nëne në Zelandën e Re e cila u bë preja e komenteve të ashpra pas një videoje të postuar në të cilën zbulohej se vajza e saj adoleshente paguante qera për shtëpinë.
Kat Clark postoi një video të saj dhe të 18-vjeçares Latisha duke luajtur lojën e famshme të Tik Tokut ku dy persona përpiqen të hedhin stilolapsa në një gotë nga një largësi e caktuar ndërsa thonë dëshirën e tyre për shoqëruesin e tyre. Nëse stilolapsi hyn në gotë, personi duhet të bëjë çfarë i kërkohet.
Loja filloi kur 18-vjeçarja tha: “Nuk dua të paguaj qera për pjesën tjetër të vitit”. Pak pas postimit, njerëzit e bombarduan nënën me kritika dhe pyetje pse e detyronte vajzën ta bënte këtë për të jetuar në shtëpinë e saj.
“Lëre vajzën të jetojë fëmijërinë. Është 18 vjeçe! Nuk ka pse të paguajë qera!”
“Njerëzit do të më urrenin nëse do dëgjonin se vajza ime 19-vjeçare dhe unë ndajmë faturat 50/50, përfshirë qeranë”.
“Ti e solle në këtë jetë me detyrim dhe e bën të paguajë qera!”, shpërthyen ndjekësit.
Kat iu përgjigj menjëherë me një video tjetër: “Së pari, pushoni. Vërtet. Kam marrë kaq shumë kritika pse Latisha paguan qera dhe as që dua t’i dëgjoj. Së dyti, ajo paguan 50 dollarë në javë që shkojnë në një fond investimi kështu që kur ajo të jetë e rritur mjaftueshëm sa të jetojë vetëm apo të blejë shtëpinë ose apartamentin e parë, do të ketë para. Unë ndiej se po i siguroj sukses ndërsa në të njëjtën kohë i mësoj për botën e vërtetë sepse të jetosh nuk është falas”, ishin fjalët që heshtën komentuesit.
Dhe sërish, nuk munguan përgjigjet e ndjekësve që ranë dakord dhe përkrahën arsyetimin e saj.