Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E dhimbshme/ Mesazhet e ushtarit rus me të ëmën para se të vritej: Na thanë se do të na mirëprisnin, por…

10:48 / March 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1023775 russian soldier last text message
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lufta në Ukrainë është një ngjarje e rëndë dhe dramatike që po shkakton shumë viktima, të lënduar dhe pasoja të tjera të mëdha. Në një fjalë të mbajtur në OKB, ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Segiy Kyslytsya ka publikuar disa mesazhe të një ushtari rus gjatë bisedës që ky i fundit ka zhvilluar me nënën e tij.

Ato që thuhen mes djalit dhe nënës janë tronditëse. I biri i shpreh të ëmës se para se të niseshin nga Rusia për të shkuar në Ukrainë, u kishin thënë se njerzit atje do i mirëprisnin ushtarët ruse por në fakt, ai thotë se kur shkuan atje gjetën një situatë mjaft të vështirë dhe se kishte frikë.

“Për herë të parë që nga krijimi i OKB-së, ka një luftë të plotë në mes të Europës dhe çdokush në botë e di se Rusia filloi këtë sulm e mbështetur nga Bjellorusia. Kjo luftë nuk u provokua, u urdhërua nga dikush që po qëndron i ulur në bunker. Ne e dimë çfarë ndodhi në Berlin në maj të 1945. Përpara se të vijoj deklaratën time, do të doja të flisja rusisht dhe t’ju lexoja mesazhin e marrë me “screenshot” nga telefoni i një ushtari rus përpara se të vritej”, tha ambasadori ukrainas.

Biseda e ushtarit rus me të ëmën pak para se të vritej, të publikuara nga ambasadori ukrainas në OKB:

Nëna: Si je, pse po vonon kaq shumë për t’u përgjigjur. A je akoma në stërvitje?

Ushtari: Nënë, nuk jam më në Krime, nuk jemi në stërvitje.

Nëna: Atëherë ku jeni? Babi po pyet nëse mund të të dërgojmë një pako.

Ushtari: Çfarë pako po thua?

Nëna: Çfarë po thua? Çfarë nuk po shkon si duhet?

Ushtari: Nënë, unë jam në Ukrainë. Këtu ka luftë të vërtetë. Kam frikë, po i godasim të gjithë, madje edhe civilët. Na kishin thënë se njerëzit do të na mirëprisnin këtu, por ata po hidhen poshtë makinave tona, duke mos na lënë të kalojmë. Na quajnë fashistë, Gjithçka këtu është shumë e vështirë.

AAUqR6Y
1023775 russian soldier last text message 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës, SPAK dërgon në gjyq 11 persona

15:56 / July 27, 2026

PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK për Agron Shehaj/ Rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin konfidencial të marrëveshjes me SHBA

14:16 / July 27, 2026

Shefi i Policisë rrëfen negociatat me Refit Buzin, Koroveshaj: Më kërkoi të afrohesha i vetëm dhe i paarmatosur   

14:08 / July 27, 2026

Tragjedi në malin Elbrus, pesë alpinistë humbin jetën pasi u përfshinë nga stuhia

13:59 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.