Një ndër intelektualët që foli në këtë tubim të thirrur nga Meta ishte edhe aktivisti dhe regjizori Edmond Budina.
Teksa ka folur për situatën për të cilën është mbledhur Budina ka treguar edhe pak gjëra nga jeta e tij.
“Ne jemi këtu për të mbrojtur Kushtetutën, kemi ardhur këtu si para 30 viteve që ta kemi Shqipërinë si gjithë Europa.
Nuk kam ardhur këtu si mik i Ilir Metës, kam ardhur për të mbrojtur demokracinë dhe lirinë e vendit tonë.
Ne nuk do të lejojmë vendin tonë që të shpopullohet , kam jetuar shumë vite jashtë dhe e di çfarë do të thotë të të vdesin prindërit e të mos i shohësh dot.
Ndërkohë që ato vishen me firmato , pensionistet nuk marrin dot ilacet.
Sulltanati nuk do tia dale dot të zbrasë Shqiperinë.
Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, të gjithë bashkë”.-tha Budina.