Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“E di ku je…”/ Studentja nga Tirana denoncon telefonatën tmerruese

22:40 / August 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
TN.AL 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas një viti me telefonata të paidentifikuara , një studente nga Tirana është mbyllur në shtëpi nga paranoja se dikush e ndjek dhe di cdo gjë.

Në numrin tim të telefonit por edhe kur e kam ndërrruar, një numër anonim më telefonon vazhdimisht tregon 22 vjeçarja me inicialet E. K. E pyetur nga agjentët e policisë në Komisariatin nr.2 dy nëse e kishte një ide se cili mund të jetë i fiksuari pas saj ajo përgjigjet:”Kam përshtypjen se zëri në anën tjetër është një djalë i ri, mbase i moshës 25 vjeç”.

Por vajza nuk ka asnjë dyshim për identitetin e telefonuesit, pasi sa herë ka tringëlluar telefoni, ajo shpesh ka vëzhguar rreth e rrotull për ndonjë të njohur që po i punonte rrengun, por nuk ka zbuluar asgjë.

Ankthi i vajzës është përcjellë edhe tek prindërit e saj që shpesh e kanë shoqëruar sa herë ajo dilte shëtitje në Tiranë me shpresën se do ta zbulonin telefonuesin e fshehtë.

Para agjentit të policisë studentja tregoi:

“Telefonuesi nuk prezantohet asnjëherë, më merr në telefon disa herë në ditë, ai telefonon me numër anonim dhe e hap pasi më ka kërcënuar se di çdo gjë për mua dhe përditshmërinë time”.

“‘Po të shikoj, e di ku po shkon, e di ç’po bën”-i thoshte ai shpesh

Sipas studentes , në të gjitha rastet kur e ka telefonuar , i panjohuri ka shtuar gjithashtu adresën ku vajza gjendej, në disa raste i ka dhënë detaje edhe mbi personat me të cilët ajo gjendej e shoqëruar. “Kjo situatë është kthyer e frikshme për mua dhe prindërit e ki, jemi të shqetësuar, kemi ankth.

Nuk e kuptoj kush mund të jetë, kam frikë të dal nga shtëpia të vazhdoj jetën normalisht , pasi ky person më telefonon dhe aty kuptoj që ai gjendet diku rrotull duke më vëzhguar”.Pas kallzimit policia kqyri telefonin e të resë, ku dhe zbuluan se për një vit e reja ka mbi një mijë telefonata anonime, të përditshme dhe të përsëritura, shkruan GazetaSi.

Të dhënat nga celulari i studentes janë përcjellë pranë kompanive celulare dhe sapo i panjohuri të zbulohet, ai do të vendoset nën akuzë për përndjekje

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.