Më 9 mars 1959 doli kukulla që do të bëhej më e dashura e të gjitha kohërave: Barbie. një ikonë mode për breza e breza fëmijësh, të të gjitha moshave.
Nuk na vjen turp ta pranojmë dhe sot që e adhurojmë ende, edhe pse ata që dikur kanë qenë fëmijë sot janë rritur.
Këtë vit Barbie feston 60-vjetorin dhe stili i saj femëror dhe në modë vazhdon të na habisë të gjithëve, si në muzikë dhe në film. Shumë stilistë janë frymëzuar ndër vite nga ajo si përshembull koleksioni i verës 2015 i Moschino.
Për të mos folur pastaj për suksesin e grupit Aqua në vitet ’90 me hitin e tyre “I’m a Barbie girl, in a Barbie ëorld”.
Vitin e ardhshëm Barbie do të jetë në ekranin e madh ku aktorja Margot Robbie do të mbajë veshjet e kukullës mit pa kohë në një film të ri. A e gjeni dot një kukull kaq të famshme?