Shkodra është qarku i dytë më i prekur nga pandemia e koronavirusit pasi numri i të infektuarve ka shkuar në 71.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj teksa ka publikuar pamjet nga tregjet, shprehet se gjendja në Shkodër ka njohur përmirësim rrënjësor.
“Me vullnet pozitiv shumëçka është e mundur. Në harkun e pak ditëve, gjendja në Shkodër ka njohur përmirësim rrënjësor.
Kaosi i tregjeve i ka lënë vend standardeve të reja, gjë që kontribuon drejtpërdrejt në reduktimin e riskut të përhapjes së pandemisë.
Vlerësim për zyrtarët e MB, PSH, agjencive të tjera si dhe autoriteteve vendore të Bashkisë Shkodër për bashkëpunimin në interes të qytetarëve dhe të vetë Shkodrës”, shkruan Sandër Lleshaj.
