Vera, e ëma e këngëtares Rita Ora ka zbuluar një anë tjetër të vajzës së saj.
Në një intervistë, ajo ka treguar brenda mureve të shtëpisë, Rita Ora nuk është më superylli që ndiqet nga miliona fansa nëpër botë, por një person i zakonshëm.
“Unë si nënë e ka përjetuar në një mënyrë më specifike sepse kam parë se Rita ka një talent. Mirëpo thosha se si çdo fëmijë, këndon bukur, është shumë e gjallë dhe kishte shumë dëshirë për të performuar. Por unë mendoja ‘Ok, mjaft Rita’. Pastaj e morën në një prezantim të shkollës për festën e Krishtlindjeve.
Kishte marrë një rol kryesor në këndimin në shfaqje. Unë e kam pasur djalin shumë të vogël, 6 muajsh dhe kur ikëm atje i them bashkëshortit ‘Besnik kjo këndon shumë mirë’. Unë u befasova.
Rita tani kujdeset për neve, për motrën, vëllanë dhe rrethin e saj. Kur Rita vjen në shtëpi fama e saj mbyllet, nuk ka dallim mes fëmijëve të tjerë, duhet t’i lajë enët, banjën ta pastroj. Rita është e kuptueshme, ajo e gëzon thjeshtësie që familja i sjell, i duket më normale se atë që ka punë.
Unë i them Ritës që të gjithë jemi yje në profesionin tonë, ti e bën në publike por të gjithë jemi të njëjtë”, tha nëna e Ritës.