Së fundmi në rrjetet sociale po tërheq vëmendje këngëtarja Eni Koçi. Ajo ka postuar një foto nga sheshxhirimi i klipit të ri ku shihet në përqafimin e një mashkulli dhe ai nuk është i fejuari i saj Genc Prelvukaj.

Sigurisht që bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor të këngëtares, por më shumë vëmendje tërhoqi komenti i Gencit. Si e priti ai? Mjaftuan dy emoji të zemëruar për ta treguar ndjesinë për atë përqafim, ndërkohë që komenti i tij bëri të ditur se projekti quhet “Sekreti”. Megjithatë duket se Eni e ‘ka zbutur’ situatën duke i kthyer një koment “dashuri”.

