Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

E fiksuar pas reperit, ja kush është vajza që u bë shkaku i sherrit që çoi në vrasjen e 26-vjeçarit

15:35 / June 21, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Martina P., apo shkurt Tina, vajza që shihni në fotot më poshtë, është 18-vjeçarja e cila u bë shkak për vrasjen e Martin Çeços nga fshati Kolanec i Maliqit, 26-vjeçari i cili u mbyt me litar dhe më pas u hodh në rezervuar.

Autorët e dyshuar për policinë janë tre, të cilët janë ndaluar dhe u lanë në burg nga gjykata e Korçës.

Martina P., dyshohet se kishte një lidhje intime me një prej autorëve, Valter Mollajn, por po ashtu ajo kishte nisur komunikimet përmes rrjeteve sociale edhe me 26-vjeçarin Martin Çeço.

Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, vihet re se adoleshentja ka disa profile në Facebook, ku rezulton se ajo mban si foto të profilit reperin 2Ton.

Nga profilet në Facebook të adoleshentes shihet se ajo ishte e fiksuar me reperin dhe madje në disa raste i bënte dhe vetë komentet me zemra apo shprehje vlerësimi në foto e 2 Ton që i ndryshonte si foto profili.

Çfarë tregoi babai i Martinit për njohjen e të birit me Martina P.?

“Hëngri byrekë në Korçë (Vajza punonte në byrektore). Edhe i tha atij të fshatit që unë e pëlqej këtë çupën. Mua më pëlqeu tha. Shkuan në Goskovë. Aty jetonte babai i saj. Këtë e gjetën jashtë. I thanë të atit. Ky fshatari jonë i thotë që pëlqeu çupën tënde. Shumë mirë tha i ati, s’ka ndonjë. Po unë çupën e kam me shkollë tha, ajo po të dojë vetë mirë. Po unë çupën time nuk e jap në Kolanec, tha, po deshi ajo le ta marri. Vajti djali një ditë pastaj atje. Ajo ia preu. Nuk do marr gjë i tha. Ik, i tha, po s’ke për të marrë gjë. Uli kokën djali, iku me turp.

Një ditë isha me djalin unë (te dyqani i byrektores), mirëpo djali nuk hyri. Kjo më erdhi mua dhe më tha xhaxhi çfarë do. Unë mbeta, më vinte të qaja sikur e kisha evlatin tim. Erdhi solli byreçkën ajo, Martini ishte përjashta. Kjo i tha pronarit, ik shikoje e ka djalin jashtë. Doli jashtë, e pa djalin. Djalin e ke këtu, më tha ky pronari. Do marrim ca gjëra, i thashë unë, edhe pastaj do ikim. Edhe vajti se çfarë i tha kësaj në banak. Kontaktet i mbajti fshehurazi djalit. Kjo hapte Instagrame të tjera, të fshehta. Këtij tani i vinte inat, qante pse s’pranon të lidhet”, ka rrëfyer Nevzat Çeço në emisionin Unikon.

Babai i Martinit ka treguar më tej se djali i tij kërkonte të lidhej me vajzën që kishte njohur, e quajtur Martina ose shkurt Tina, por kjo e fundit nuk pranonte ta takonte, por vetëm fliste fshehurazi me të në telefon.

Një ditë, pasi mbylli telefonatën me Tinën, Martinin e telefonon një person dhe e kërcënon duke i thënë se do “t’i fuste 7 plumba”. Kështu tregon babai i Martinit, i cili shprehet se e ka dëgjuar vetë këtë bisedë nga telefoni i djalit. Madje ai thotë se edhe vetë u kërcënua me vrasje nga i njëjti person.

martina 1 500x889 1
martina 2 500x303 1
martina 3 500x889 1
martina 4 500x501 1
martina 5 500x501 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026

100-vjetori nuk është aq i rrallë: fshati italian ku gratë spikasin për jetëgjatësinë

19:54 / October 11, 2026

Thirrje “UÇK” në “Air Albania”, koreografia që tërhoqi vëmendjen në derbin e kryeqytetit

19:32 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.