Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrogozhinë. Mësohet se i riu është dërguar në spital, dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e plagosjes dhe po mbledh provat që mund të çojnë në kapjen e autorëve.
