Kryeministri Edi Rama ka treguar përpara ambasadorëve se çfarë po bënte në atë moment që ra tërmeti më datë 26 nëntori. Në takimin që zhvilloi në Pallatin e Kongreseve, Rama foli pas ambasadorit japonez, i cili shrpehu ngushëllimt e tij për fatkeqësinë dhe tregoi se atë natë po shikonte një film.
“Po shihja një film, nuk e mbaj mend titullin. Djali në film ishte footgraf. Ajoe vizitoi nëatelie dhe në një moment filloi ngjarja si të thuash. Japonezi e çoi vajzën në një dollap dhe në atë moment ra një tërmet. Dhe po thoja sa inteligjentë I keni këto dollapë në Japoni? I keni në fakt.
Edhe nëse ndërtesa do të çahej çifti do të mbetej aty…por pastaj më zgjoi tërmeti dhe thashë ‘ne nuk kemi raft metalik,”- tha Rama teksa shtoi se ky tregim ishte sa për të bërë një pushim.
