Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

E gjithë Spanja në ankth, orët finale të shpëtimit të vogëlushit Julen

18:26 / January 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
julen
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Spanja mban frymën për fatin e vogëlushit Julen. Skuadra e shpëtimit që po punon për nxjerrjen e 2 vjeçarit, Julen, të bllokuar brenda një pusi 100 metra të thellë tha se operacioni është në fazën finale. Ata janë shprehur se do të mund të arrijnë vogëlushin ‘në një kohë shumë të shkurtër’.

Skuadra e shpëtimit ka filluar punën e saj për të hyrë në tunel. Tetë të dërguarit e skuadrës “Hunosa” do të duhet të zbresin në një kapsulë metalike përmes vrimës dhe të gërmojnë me dorë rreth katër metra horizontalisht, ku mendohet të jetë vogëlushi. Do të duhet një maksimum prej 24 orësh, sipas Ángel García Vidal, koordinator i operacionit, shkruan El Pais.

Punimet e këtij mëngjesi për të pasur akses në platformë thuhet se kanë shkuar mirë, dhe së shpejti do të lejojnë personat e specializuar të zbresin 60 metra për të arritur djalin. “Tani thjesht duhet të kontrollojmë pajisjet, të cilat skuadra do përdorë për shkuar në nëntokë dhe të sigurohet që çdo gjë është në rregull”, u shpreh një anëtar i skuadrës së shpëtimit për një media spanjolle.

11 ditë më parë, vogëlushi Julen ra në pusin e thellë me diametër vetëm 25 centimetra në Totalan, 20 km larg Malagës, dhe prej asaj dite nuk janë gjetur shenja jete. Prindërit e tij ishin në një drekë familjare dhe vogëlushi ishte shkëputur vetëm për pak duke luajtur me fëmijët e tjerë në kodër.

Fillimisht ekipet e shpëtimit punuan për ndërtimin e dy tuneleve paralele me pusin, një në të majtë e një në të djathtë, me rreth tre metra distancë dhe më pas gërmuan edhe për një tunel horizontal.

Bota shpetimi spanja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.