Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“E habitshme si vijon të kundërshtojë partnerët ndërkombëtarë”, analisti zbërthen lëvizjen e befasishme të KFOR-it: Kurti-CIA 1-0

13:56 / August 31, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për Dritëro Arifin është e habitshme se si Albin Kurti vijon të kundërshtojë i pashqetësuar partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, si në rastin e hapjes së urës së Ibrit.“Befasohem me SHBA, kur një superfuqi lejon një vend kaq të vogël që të kundërshtojë politikat gjeopolitike perëndimore, është tepër e çuditshme”, tha Arifi në A2 CNN. “Do të kisha thënë 1 për Kurtin, 0 për CIA-n. Sepse CIA ishte këtu para një jave dhe Kurti i dha një “shuplakë” CIA-s”.

Arifi shtoi se këto do të jenë deklarimet e fundit. “Nuk besoj se do të ketë më deklarime se po dalin komik dhe të pafuqishëm nëse ka vetëm deklarime. Sot, e pamë një veprim, që nuk pati paralajmërim. Për herë të parë KFOR-it nuk paralajmëroi për një ushtrim. Kjo është shenjë e tregimit të forcës dhe fuqisë, politike e ushtarake dhe besoj që nëse qeveria vazhdon me këto veprime do të ketë masa të paparalajmëruara. Nuk besoj se do të ketë më paralajmërime sepse i bie që fuqia e SHBA-së është zero atëherë”.

Arifit shtoi se Kosova është e pavarur për shkak se Perëndimi ka dashur ta bëjë të pavarur. Por, sipas tij, politika e jashtme përveç interesave kërkon edhe balancë, prandaj Perëndimi kërkon ta fusë Serbinë nën ombrellën e saj dhe të NATO-s. “Vendet e vogla janë të destinuara të dështojnë nëse nuk kanë një vëlla të madh”, tha Arifi.

Albin Kurti Dritëro Arifi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli, ja për çfarë akuzohet

22:41 / October 6, 2026

Kreu i PDK-së refuzon propozimin e Kurtit për zgjedhjen e kreut të shtetit, Hamza: Nuk ka president pa marrëveshje

22:01 / October 6, 2026

Franca në revoltë, mbi 450 mijë studentë në protesta

20:39 / October 6, 2026

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.