Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka kujtuar në rrjete sociale vëllain e tij të ndjerë, të cilin e humbi 1 vit më parë nga një sëmundje e keqe.
Me anë të një shënimi emocionues Leli ka gjetur fjalët më prekëse për të na thënë të gjithëve se sa shumë i mungon Edi, e jo vetëm atij, por gjithë familjes e shoqërisë.
Ai ka publikuar një foto kur ata ishin fëmijë dhe një tjetër kur u rritën e u bënë me burra me musteqe.
“Sot kemi vetëm boshllëk, jepje jetë nga jeta jote, sa më duket sikur harrove të mbaje ca më shumë për veten tënde…”,shkruan Leli në rrjete sociale.
