Aleksandër Varfaj, ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt, ka marrë vëmendjen e të gjithëve me një postim të bërë së fundmi në Instagram.
Ai ka publikuar një foto krah së bijës, ku shkruan se ka një vit pa e puthur të bijën dhe se e ka marrë malli për të.
“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli”, ka shkruar Aleksandri.
Ky postim ka ngjallur dyshime nëse Varfajt i është ndaluar të takojë të bijën. Nuk dihet ende si qëndron e vërteta, por na mbetet të presim një reagim dhe nga Rudina.