Një zhurmë e fortë u shkaktua në opinionin publik pas deklaratës së ministres për fëmijët dhe Rininë, Bora Muzhaqi, e cila tha se e kishte të detyrueshme të lëvizte me makinë për shkak të funksionit të saj. Ndërkohë, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, iu përgjigj pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”, ku ai e pyeti nëse ministrat e kanë të detyrueshme diçka të tillë. Brahimaj tha se ministrat mund të lëvizin në këmbë dhe kanë shkurtuar me 50% shpenzimet për karburantin.
Postime te ngjashme
Add A Comment
