Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“E kemi urgjente/ Zbulohet afati se kur Italia do të miratojë marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

19:11 / January 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7872
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri italian për Marrëdhëniet me Parlamentin, Luca Ciariani në një intervistë për gazetën La Stampa ka deklaruar se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të miratohet në shkurt dhe leximi i parë i Kryeministrisë do të jetë në pranverë.

“Ratifikimi i marrëveshjes me Shqipërinë do të miratohet në shkurt dhe leximi i parë i kryeministrisë do të jetë në pranverë”., ka deklaruar ai i prerë.

Për marrëveshjen me Shqipërinë, ministri shpjegoi se “nuk ka asnjë hezitim” dhe “jemi aq të bindur sa kërkuam urgjencë në miratimin e projektligjit, i cili me shpresën tonë do të miratohet në shkurt”. 

Ai ka shpjeguar se emigracioni do të jetë një temë në të cilën qeveria do të fokusohet veçanërisht në këtë vit të ri 2024, sepse “është pika ku ne kemi vuajtur më së shumti me votuesit tanë” , thotë i besuar i Melonit.

“Kemi pasur një verë të vështirë. Nga e para nga e nisëm, nuk ishte e lehtë ta bësh migrimin një çështje madhore ndërkombëtare. I kërkuam votuesve durim, por rezultatet – sqaroi ministri – do të vijnë”., tha ai.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë  ka bllokuar paktin Itali-Shqipëri për emigrantët më 13 DHJETOR 2023. Ajo ka njoftuar se ka marrë në shqyrtim padinë e bërë nga deputetët e opozitës kundër kësaj marrëveshje.

Në këtë mënyrë, gjykata ka njoftuar se pezullohet automatikisht procedura e ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes me Italinë, e planifikuar për tu votuar në Kuvend në 14 Dhjetor 2023.

Ndërkohë seanca për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur për këtë çështje do të mbahet në 18 janar 2024, në orën 10:00.

Kujtojmë se më 6 dhjetor, 30 deputetë të grupit Berisha-Bardhi dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për deklarimin të papajtueshëm me Kushtetutën të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, të nënshkruar në 6 nëntor në Romë nga kryeministrat Rama e Meloni.p

Edi Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjermani/ Sot zgjedhjet në landin e Saksoni-Anhalt-it, AfD drejt një fitoreje historike

11:01 / September 6, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.