Simone Inzaghi po pret zëvendësuesin e Achraf Hakimit dhe drejtuesit e Interit kanë nisur nga puna për të siguruar shërbimet e… Denzel Dumfries.
25-vjeçari po bën mirë prej tre vitesh te PSV dhe kjo verë shihet si e duhura për të provuar një aventurë jashtë Eredivisie. Mbrojtësi i djathtë zhvilloi një Europian shumë pozitiv në rrafshin personal me kombëtaren tulipane, me të cilën numëron 23 ndeshje dhe dy gola.

