Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski gjatë konferencës së përbashkët me qeverinë “Rama 3”, tha se miqësia me homologun nga Shqipëria, do të zgjasë përgjithmonë.
“Unë jam i sigurt se një nga ndihmat më të mëdha që kam marrë në momentet kur isha në vështirësi janë ato me Bullgarinë, Francën dhe Gjermaninë kur kemi bërë negociata për fillimin e negociatave me BE, gjithmonë pranë meje kisha Edi Ramën. Kjo miqësi do të zgjasë përgjithmonë, sa më përket mua, unë s’do ta harroj asnjëherë. Unë dhe Rama do t’u ofrojmë gjeneratave të ardhshme miqësi dhe marrëdhënie më të mira mes vendeve tona”.
