Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

 E kishte kthyer shtëpinë në laborator droge, arrestohet pronari shqiptar

12:54 / February 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia italiane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një laborator për përgatitjen e heroinës u zbulua në San Severo në Itali nga policia vendase. Në pranga u vu pronari i laboratorit, një 40-vjeçar shqiptar. Gjithashtu u sekuestruan mbi 18 kg lëndë narkotike së bashku me materialet dhe pajisjet e përdorura për përgatijen e lëndës narkotike.

Operacioni nisi kur një patrullë u parakalua nga një makinë që lëvizte me shpejtësi të madhe, me manovra të papritura, pa sinjalizuar kthesat dhe pa ndalur në kryqëzime. Të dyshimtë për sjelljen e shoferit, oficerët ndoqën makinën deri në ‘Luisa Fantasia’ ku identifikuan shoferin, shkruajnë mediat italiane. 

Shoferi i njohur për policinë, është shfaqur i shqetësuar dhe ka raportuar rrethana të pamundura në lidhje me sjelljen e tij, ndaj oficerët kanë vendosur të kryejnë një kontroll më të plotë, duke i gjetur në zotërim çelësat e një makine tjetër të gjetur pak më larg, të cilën ai nuk ka mundur t’i shpjegojë.

Oficerët më pas kontrolluan automjetin tjetër, duke zbuluar, në mbulesën e pasme, një vend të fshehur pas paneleve anësore dhe brenda së cilës gjetën 16,500 euro para të gatshme dhe pako heroine me peshë mbi 6 kg.

Pas kontrolleve të makinave janë kryer kontrolle edhe në shtëpinë e të arrestuarit, brenda së cilës u gjet një laborator i vërtetë për përgatitjen e lëndës narkotike: një mikser, 1 prese hidraulike 20 tonëshe, kallëpe për përgatitjen e lëndës narkotike, blloqe, makineri ambalazhimi me vakum së bashku me mbi 11 kg lëndë narkotike si heroinë, kokainë, morfinë etj.

heroinë Kokainë morfinë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.