Një zëdhënës i presidentit ukrainas, Zelensky, ka konfirmuar se vendi është i përgatitur dhe të mbajë armëpushim e bisedime paqeje me Rusinë menjëherë.
Ai tha se zyrtarët rusë dhe ukrainas po diskutojnë aktualisht një kohë dhe vend se ku dhe kur do të zhvillohen diskutimet.
Kujtojmë se forca të shumta ruse ndodhen shumë pranë Kievit, me forcat ukrainase që janë zotuar për të mbrojtur vendin e tyre. Nga ana tjetër, Perëndimi është kundërpërgjigjur me sanksione, ndaj Vladimir Putinit dhe ministrit të Jashtëm, Lavrov.
BE dhe Britania e Madhe ka ngrirë asetet e tyre, ndërsa SHBA krahas ngrirjes së aseteve, paralajmëroi dhe ndalim të udhëtimeve për ta. Sakaq, qindra mijëra qytetarë ukrainas kanë braktisur vendin dhe janë larguar në shtetet fqinje, ndërsa burrat nga mosha 18 deri në 60 vjeç, janë rekrutuar si ushtarë për të mbrojtur vendin e tyre.