Këngëtarja e njohur e cila përfaqësoi këtë vit Shqipërinë në Eurovision, Ronela Hajati ka bërë një reagim duke i’u përgjigjur kritikave të shumta lidhur me performancën e saj në festival. Ka ditë që po flitet goxha në media lidhur me atë çfarë dhuroi artistja në skenën europiane.
Një nga rastet ku u ngjall debat i ashpër ishte ai i krijuar mes Agim Doçit dhe Robert Aliaj në studion e “Të paekspozuarit”, apo mbrëmjen e djeshme në “Opinion” një panel të ftuarisht po diskutonin rreth Ronelës.
Përmes një postimi në Instastory, ajo i ka konsideruar opinionistë të kalbur.
“Paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua. Opinionistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin… Turp!”, shkroi këngëtarja.

