Kanë nisur tashmë procedurat ligjore për të bërë të mundur që fermerët shqiptarë të mund ta marrin naftën pa taksa. Lajmin e ka dhënë sot Kryeministri Rama, i cili nënvizon se tashmë është shpallur gara nga Ministria e Bujqësisë.
Lidhur me këtë lajm, një qytetar i shkruan Ramës me ironi se kjo erdhi pas 8 vjetësh, duke nënkuptuar se po ndodh vetëm se zgjedhjet po afrohen.
“Sipas teje po, ne fakt jo, ky eshte bere ligj qysh vjet dhe pasi eshte bere plaftorma dhe gara, fillon zbatimin! Se ne janar 2014 se sot, une kam punuar gjithnje njesoj, po e mirekuptoj edhe ironine e lodhur te demokratikasve apo te atyre qe s’kane as parti, as freski mendimi”, shkruan Rama.

